UBT News

Milani synon çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve pas 11 vjetësh

Kampioni italian, AC Milan i rikthehet sot aksionit në garën më prestigjioze evropiane, atë të Ligës së Kampionëve, ku përballë e ka skuadrën e Tottenhamit.

Tottenhami dhe Milani përballen sot në Londër me fillim nga ora 21:00, ndeshje kjo e cila është e kthimit mes këtyre dy skuadrave dhe e vlefshme për fazën e eliminimit direkt të kësaj gare.

Ndeshja e parë e cila u zhvillua në “San Siro” përfundoi me rezultat minimal 1:0 në favor të kampionit italian, ku fitoren Milanit ia siguroi goli i vetëm i Brahim Diaz.

“Rossonerët” e Stefano Piolit do të synojnë me çdo kusht fitoren sot si mysafirë, e cila do të nënkuptonte se Milani siguron plasmanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas plot 11 vitesh.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dyja skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Tottenhamin nuk do të paraqiten Bentancur, Bissouma, Dier, Lloris dhe Sessegnon, kurse te Milani mungojnë Bennacer, Calabria, Florenzi dhe Ibrahimovic.

Ndërkaq, formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Tottenham (3-4-3): Forster; Romero, Lenglet, Davies; Emerson, Hojbjerg, Skipp, Perisic; Kulusevski, Kane, Son

AC Milan (3-4-3): Maignan; Kalulu, Kjaer, Tomori; Saelemaekers, Krunic, Tonali, Hernandez; Diaz, Giroud, Leao

Exit mobile version