Mesfushori i Paris Saint-Germain, Rafinha, dëshiron me çdo kusht që të sigurojë një transferim te skuadra e AC Milan, raporton “Calcio Mercato”.
28-vjeçari ka shprehur dëshirën të rikthehet në Serie A, ku në të kaluarën kishte luajtur tek Interit, në formë huazimi më 2018.
Destinacioni i preferuar i radhës për Rafinhan është Milani, dhe drejtori teknik i “rossonerëve” Paolo Maldini e sheh si lojtarin adekuat për ta ndihmuar skuadrën drejt garës për titullin e Serie A.
Sezonin që lamë pas, në 34 ndeshje në të gjitha garat për Paris Saint-Germain, Rafinha regjistroi shtatë asistime.
Vlera e tij momentale në treg spekulohet të jetë rreth 15 milionë euro.