Gjigandi italian AC Milan ka shprehur interesim që të transferojë mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Abdou Diallo, raporton “Sky Italia”.
Po ashtu, spekulohet se krerët e Milanit veçse kanë kontaktuar me agjentët e mbrojtësit 25 vjeçar, në mënyrë që ta transferojnë atë në afatin kalimtar të transferimeve në janar.
“Rossonerët” e dëshirojnë Diallon për ta zëvendësuar mbrojtësin e lënduar Simon Kjaer, ku ky i fundit është duke vazhduar rehabilitimin nga një lëndim serioz.
Që prej transferimit nga Borussia Dortmundi te Paris Saint-Germain, Abdou Diallo ka arritur të bëjë 72 paraqitje për gjigandin francez, duke regjistruar katër asistime mbi emrin e tij.