Burime të shumta në Itali thonë se Milani së shpejti do të njoftojë rikthimin e Zlatan Ibrahimovic.
Ish-sulmuesi i kuqezinjve ka qenë në bisedime me pronarin Gerry Cardinale për disa javë dhe sipas “Calciomercato”, rikthimi i Ibras në “San Siro” është vetëm çështje kohe tani.
Ibrahimovic u tërhoq nga futbolli në fund të edicionit 2022-23, por Cardinale dëshiron ta mbajë atë në klub për të qenë në kontakt të ngushtë me lojtarët dhe drejtorët.
Milani mund të konfirmojë rikthimin e Ibras me një njoftim zyrtar deri në fundjavë përpara ndeshjes së kuqezinjve në Serie A kundër Lecces të shtunën.
“Calciomercato” raporton se Milani aktualisht është duke finalizuar detajet e fundit përpara se të konfirmojë kthimin e Ibrahimovic në klub.