Ruben Loftus-Cheek nuk mori pjesë në seancën e fundit stërvitore të Milanit para ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain.
27-vjeçari anglez ka impresionuar qëkur u transferua nga Chelsea në verë, duke shënuar një gol dhe duke dhënë dy asistime në shtatë ndeshjet e tij të para në Serie A.
Loftus-Cheek nuk mori pjesë në tri ndeshjet e fundit radhazi të Milanit pasi pësoi një dëmtim muskulor në minutën e 29- të të fitores 2-0 ndaj Lazios në fund të shtatorit.
Siç u theksua nga Gianluca Di Marzio, Loftus-Cheek kishte shpresuar të kthehej në kohë për përballjen me PSG-në, por është përjashtuar nga ndeshja pasi mungoi në seancën stërvitore të Milanit ditën e martë.
Milani aktualisht gjendet i treti në Grupin F pas dy ndeshjeve dhe do të jetë i detyruar të luftojë vetëm për fitore në kryeqytetin francez nesër në mbrëmje.