Siç raportoi “La Gazzetta dello Sport” në edicionin e mëngjesit të sotëm, klubi i Milanit ka vendosur të ndëshkojë Theo Hernandezin pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen ndaj Fiorentinës. Ky incident përbënte një natë të tmerrshme për francezin, i cili gjithashtu shkaktoi një penallti dhe humbi një tjetër gjatë lojës.
Pas këtij ndëshkimi, Milani pritet të mbetet pa shërbimet e Hernandezit për 2-3 ndeshje. Sot pritet të merret një vendim nga gjyqtari sportiv lidhur me ndëshkimin e tij.
Theo Hernandez, ish-mbrojtësi i majtë i Realit të Madridit, aktualisht është në rrezik të humbasë ndeshjen e madhe kundër Napolit, një sfidë e rëndësishme për Milanin, duke e lënë ekipin pa një alternativë të vërtetë në atë pozicion.
Në muajt e fundit, Hernandez ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Milani dhe ka theksuar se ndihet mirë me kuqezinjtë. Megjithatë, ai ka pasur një rendiment të paqëndrueshëm në fushë dhe ka treguar sjellje që nuk i përgjigjen nivelit të tij si lojtar.
Ky situatë krijon shqetësime për trajnerin dhe tifozët e Milanit, veçanërisht në një moment kritik të sezonit, kur ndeshjet me rivalët direktë janë thelbësore për ambiciet e skuadrës./UBTNews/