UBT News

Milani mund të mbetet pa kapitenin e skuadrës

Theo Hernández është i hapur për një transferim te Al-Hilal dhe sipas raportimeve nga Gianluca Di Marzio, mbrojtësi i Milanit po e konsideron seriozisht kalimin në Arabinë Saudite për t’u bashkuar me trajnerin Simone Inzaghi.

Klubi saudit është i gatshëm të hyjë në negociata me Milanin dhe me vetë lojtarin, dhe një ofertë zyrtare pritet së shpejti, përcjelllë KosovaPress.

Fillimisht, Hernández kishte hezitime për një transferim në Ligën Saudite, por situata ka ndryshuar dhe lojtari tani po reflekton ndryshe mbi mundësinë për të vazhduar karrierën atje. Ai pritet të diskutojë me drejtuesit e Milanit për të ardhmen e tij.

Theo iu bashkua Milanit nga Real Madridi në vitin 2019 dhe që atëherë ka qenë një nga figurat kyçe të skuadrës, me 262 paraqitje në të gjitha garat. Sezonin e fundit në Serie A mungoi vetëm në pesë ndeshje.

Ky mund të jetë fundi i aventurës së tij në Itali, nëse marrëveshja me Al-Hilal realizohet.

Exit mobile version