Veterani i Milanit, Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë gati për të luajtur kundër Hellas Veronas këtë fundjavë, por synon të jetë i gatshëm kundër Portos në Ligën e Kampionëve.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se suedezi nuk do të jetë në skuadër për ndeshjen kundër “Gialloblu” të shtunën, madje as në stol.
Ai nuk do të jetë në stërvitje deri të enjten dhe tani është i fokusuar në rikthimin me kuqezinjtë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër gjigantëve portugezë të martën e javës së ardhshme, përcjellë KosovaPress.
Sulmuesi ka qenë jashtë fushave për shkak të një lëndimi që kur shënoi kundër Lazios në Serie A, duke luajtur vetëm një herë në sezonin 2021-22.
Ai nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me pjesën tjetër të shokëve të tij në fushën stërvitore në “Milanello” deri të enjten dhe kështu nuk do të thirret për të luajtur në Serie A të shtunën.