Milani e ka shënuar një gol në fundin e ndeshjes dhe ia mohoi Manchester Unitedit fitoren në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.
Unitedi të enjten në mbrëmje në “Old Trafford” barazoi me “rossonerët” me rezultatin 1:1.
Milanit iu anulua një gol i Franck Kessiet në pjesën e parë nga VAR-i në minutën e 11. Në pjesën e dytë, “djajtë e kuq” kaluan të parët në avantazh me golin e Amad Diallos.
Diallo u bë golashënuesi i katërt më i ri te Unitedi që shënon në një garë të madhe Evropiane pas Mason Greenëoodit, Marcus Rashfordit dhe George Bestit. Diallo ka 18 vjet e 243 ditë.
Milani barazoi në minutën e dytë të kohës shtesë me mbrojtësin Simon Kjaer. Ishte goli i parë i pranuar nga Unitedi në pesë ndeshje.
Me rezultat identik përfundoi edhe takimi mes Slavia Pragës dhe Rangersit, ndërsa fitore bindëse shënuan Ajaxi dhe Villarreali.
Ajaxi në shtëpi mposhti 3:0 skuadrën zvicerane Young Boys, derisa Villarreali në udhëtim fitoi ndaj Dinamo Kievit, 2:0.