AC Milan ka marrë një hap revolucionar në mbështetjen e futbollisteve dhe stafit të tij femëror, duke u bërë klubi i parë elitar evropian që prezanton një politikë të veçantë për lehoninë. Në bazë të kësaj politike, lojtaret do ta përfitojnë një vazhdim automatik njëvjeçar të kontratës me të njëjtat kushte, nëse kontrata e tyre aktuale do të skadojë gjatë sezonit që ato mbesin shtatzënë.
Kontrata të siguruara, çdo lojtare që mbetet shtatzënë dhe ka një kontratë që skadon gjatë atij sezoni, do të përfitojë një vazhdim automatik njëvjeçar me të njëjtat kushte financiare dhe profesionale.
Lehtësira për nënat, klubi do të sigurojë kujdes për fëmijët gjatë aktiviteteve sportive, duke mbuluar gjithashtu shpenzimet e udhëtimeve, përfshirë fluturimet dhe akomodimet për fëmijën dhe një shoqërues.
Ky vendim historik pritet të nxisë klube të tjera evropiane që të ndjekin shembullin e Milanit, duke ofruar më shumë mbështetje për gratë në futbollin profesionist./UBTNews/