Reali dhe Milani u përballën në një nga klasiket më të mëdha të futbollit europian, pas plot 14 vitesh pritje, dhe kuqezinjtë e trajnerit Fonseka arritën të zhvillonin një ndeshje fantastike në Santiago Bernabeu. Milani e shkatërroi kampionin aktual të Champions League, duke e mposhtur Realin me rezultatin 1-3 në një duel magjik për milanistët.
Golat e shënuar nga Çaut, Moratës dhe Reijnders i dhanë tri pikë të arta skuadrës italiane, ndërsa për madrilenët golin e vetëm e shënoi Vinicius, me një penallti në minutën e 48-të. Megjithatë, dueli nuk kaloi pa polemika, pasi në minutën e 81-të, Realit iu anulua një gol nga VAR-i për pozicion jashtë loje, me Rudiger që kishte dërguar topin në rrjetë.
Ky rezultat e lë Milanin dhe Realin në kuotën e 6 pikëve secili, dhe tani do të përballen me sfida të tjera interesante. Në ndeshjen e radhës, Reali do të udhëtojë drejt Liverpulit, ndërsa Milani do të luajë ndaj Slovan Bratislavës, gjithashtu në transfertë./UBTNews/