Drejtuesit e Milanit vazhdojnë të mendojnë për lojtarët që dëshirojnë t’i kenë pjesë të skuadrës në sezonin e ardhshëm.
Sipas “la Gazzeta dello Sport” Milan po mendon seriozisht për të transferuar mesfushorin portugez, Renato Sanches, i cili shikohet si zëvendësuesi ideal i Franck Kessié, që me shumë gjasa pritet të largohet në merkoton e verës më parametra zero sepse s’ka pranuar rinovimin e kontratës me kuq e zinjtë./abcnews.al/