Milanin e ka kapluar kriza e lëndimeve të mbrojtësve, dhe tani po synon që të futet në merkaton e janarit për të gjetur zgjidhje.
Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Milani e ka pyetur Barcelonën se si qëndron situata e mbrojtësit, Clement Lenglet.
Si duket Milani po e kërkon Lenglet për ta transferuar në merkaton e janarit.
Kiwior, Gabbia dhe tani Lenglet janë emrat potencial në listën e opsioneve të Milanit për mbrojtës.
Lenglet ka luajtur vetëm 450 minuta e në Ligën e Konferencës te Aston Villa, ndërsa 0 minuta në Premier Ligë, kështu që mund të largohet së shpejti.
Lenglet është i huazuar te Aston Villa nga Barcelona.