Një tjetër miqësore është zhvilluar në mëngjesin e sotëm në tokën amerikane. Barcelona dhe Milani u takuan mes vete në turin para sezonal në SHBA.
Pas 90 minutave lojë, sfida u mbyll baras 2:2, derisa pas ekzekutimit të penalltive Milani triumfoi me rezultat 3-4. Brenda pesë minutave, italianët realizuan dy gola. Në minutën e 10-të, Jović shënoi për 0:1.
Shifrat u dyfishuan nga Pulisic në minutën e 15-të për 0:2. Më pas, skena e gjitha ishte për sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski i cili shënoi dy herë.
Fillimisht e ngushtoi rezultatin në minutën e 22-të për 1:2, shifra me të cilat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë pamë vetëm një gol dhe atë e realizoi përsëri sulmuesi polak, këtë herë në minutën e 58-të.
Koha e rregullt u mbyll pa fitues 2-2, derisa në penallti Rossonerët u treguan më të saktë duke triumfuar me rezultat 3-4./UBTNews/