Gjiganti italian, AC Milan, kurrë nuk ka hequr dorë nga transferimi i Renato Sanchesit, dhe tani është i gatshëm që të bëjë një ofertë të re, sipas disa raportimeve nga mediat italiane.
“Calciomercato.com” e konfirmon që Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë punuar për të siguruar shërbimet e Renato Sanches që prej muajit dhjetor, dhe nuk e kanë ndërmend që të heqin dorë nga transferimi i tij, pavarësisht interesimit serioz nga Paris Saint-Germain.
Maldini dhe Massara kanë ndjekur strategjinë e tyre duke qenë të durueshëm, edhe pse agjenti i Sanches, Jorge Mendes, vazhdimisht ka ndërruar kërkesat e pagës për lojtarin.
Milani e konsideron Sanches si zëvendësimin ideal të Franck Kessiet, dhe një ofertë e re prej 10 milionë eurosh plus bonuset është bërë drejt Lille.
Thuhet se marrëveshja mes dy klubeve është arritur, dhe tani hapi i radhës do të jetë të arrihet akordi me agjentin e lojtarit, Mendes.