UBT News

Milan vazhdon me fitore, e mposht Fiorentinën 2-0

Milan ka fituar ndaj Fiorentinës, me rezultat 2 me 0, kështu duke e mbajtur kreun e tabelës, pas një kohe shumë të gjatë.

Ishte Romagnoli ai që hapi llogarinë në minutën e 17’, pas një asisti të pranuar nga Kessie. Ky i fundit shënoi golin e dytë për Milanin nga penaltia në minutën e 28’. Kessie kishte mundësi që të shënonte edhe njëherë nga penaltia në minutën e 40’, por që dështoi të shënonte nga pika e bardhë.

Kujtojmë se Milan luajti pa Ibrahimoviçin, i cili kishte probleme muskulore, gjë që nuk e pengoi Milanin të marr një fitore nga ky takim.

Këtë sezon Milan është në superformë, kështu duke dhënë sinjale se rikthimi në Ligën e Kampionëve, aty ku jemi mësuar ta shohim Milanin, mund të ndodhë sezonin e ardhshëm./ UBTNews

Exit mobile version