UBT News

Milan triumfon ndaj Lazios në një ndeshje dramatike

AC Milan's players celebrate after AC Milan's Croatian forward Ante Rebic (2ndL Rear) opened the scoring during the Italian Serie A football match AC Milan vs Lazio Rome on December 23, 2020 at the San Siro stadium in Milan. (Photo by Marco BERTORELLO / AFP) (Photo by MARCO BERTORELLO/AFP via Getty Images)

Milani ka regjistruar një fitore të jashtëzakonshme ndaj Lazios në një ndeshje intenzive në “San Siro” e zhvilluar të mërkurën në kuadër të xhiros së 14-të në Serie-A.

Fillimi i ndeshjes bëri që kjo ndeshje të dukej e lehtë për Milanin pas “Rossonerët” shënuan dy gola të hershëm në minutat 10’ dhe 17’ përmes Rebic dhe Calhanoglu.

Por, skuadra e drejtuar nga Inzaghi tregoi kualitetin e vet në minutat në vazhdim duke barazuar shifrat në 2-2.

Fillimisht Luis Alberto e ngushtoi epërsinë në 2-1 në minutën e 28’ dhe pastaj shifrat i barazoi Ciro Immobile në minutën e 59’ të takimit.

Kur po mendohej se nuk do të kishe fitues në “San Siro”, në skenë doli i jashtëzakonshmi Theo Hernandez duke realizuar me kokë për 3-2 dhe fitoren e madhe të Milanit, përcjell KosovaPress.

Kjo fitore e konfirmon edhe më tutje Milanin si lider të tabelës me 34 pikë, një më shumë se Interi në vendin e dytë me 33 pikë.

Kujtojmë se sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi, luajti rreth një orë lojë në këtë ndeshje, por që nuk pati paraqitje të mirë.

Exit mobile version