Milan ka vazhduar me fitore edhe në këtë vikend, duke fituar minimalisht 1 me 2, ndaj Sampdorias.
Franck Kessie shënoi nga penaltia në fund të pjesës së parë, teksa Samuel Castillejo shënoi për 2-0, duke krijuar një qetësi tek kampi milanez.
Golin e vetëm për Sampdorian e shënoi Albin Ekdal në minutën e 82-të, por që nuk i mjaftoi për të barazuar rezultatin dhe për të marrë një pikë. Kësisoj, Milan i prinë tabelës në Serie A, me 26 pikë, ndjekur nga Inter me 21 pikë.
Kjo fitore e Milan, e dërgon skuadrën kuq e zi, në 8 fitore dhe dy barazime nga 10 ndeshje të zhvilluara, në Serinë A italiane./UBTNews