UBT News

Milan po mendon t’i vazhdojë kontratën Ibrahimoviçit

Skuadra italiane, Milan është duke kaluar në një formë shumë të mirë, pas rikthimit të futbollit nga izolimi që e kishte kapluar botën.

Një prej lojtarëve që ka shtyer këtë sukses përpara, është Zlatan Ibrahimoviç, i cili edhe pse ka arritur një moshë kur të gjithë lojtarët pensionohen, ai është duke kaluar në një periudhë shumë të mirë.

Milan tani ka filluar që të punojë drejt vazhdimit të kontratës të Zlatan Ibrahimoviç edhe për një vit. Suedezi para pak muajsh ka rinovuar kontratën me Rossonerët deri në vitin 2021.

Sulmuesi, 39-vjeçar u rikthye në San Siro në afatin e janarit si lojtar i lirë, pasi kontrata me La Galaxy skadoi në dhjetor të vitit të kaluar./UBTNews

Exit mobile version