Daniele Bonera, anëtari i stafit të Milanit ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Këtë e ka konfirmuar ekipi i Milanit, teksa u bë e ditur se Bonera është në shtëpi dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
“Daniele Bonera, kishte pak temperaturë, e kreu një test në shtëpi, dhe doli pozitiv me COVID-19. Aktualisht ai është në shtëpi dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Të gjitha testet tjera që u kryen për skuadrën dolën negative.”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Milanit./UBTNews