Milani dëshiron të mbajë disa prej lojtarëve kryesorë të këtij sezoni. Klubi kuqezi tash e disa kohë ka nisur negociatat me Hakan Calhanoglun dhe portierin Gianluigi Donnarumma.
Mesfushori Calhanoglu ka kontratë me “Rossonerët” deri në vitin 2021.
26-vjeçarit i është ofruar pagë dukshëm më të lartë për ta vazhduar qëndrimin në “San Siro”.
Në bisedimet për të vazhduar kontratën është edhe portieri Donnarumma. Portieri 21-vjeçar ka kërkuar rritje të pagës për të vazhduar qëndrimin në “San Siro”.
Donnarumma ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2021.