Klubi italian, Milan ka kaluar në grupet e Ligës së Evropës, pas ekzekutimit të penaltive, në ndeshjen ndaj Rio Aves.
Në 90 minutëshin e këtij takimi, skuadrat u ndanë me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa në minutat shtesë u shënuan edhe dy gola të tjera, që e kompletuan rezultatin në 2-2.
Në ekzekutimin e penaltive, këto të fundit u shndërruan në maratonë, duke bërë që vetëm pas ekzekutimit të penaltisë së 24-të të vendosej fituesi dhe epilogu përfundimtar i këtij takimi.
Kështu, pas kësaj fitoreje, Milan futet në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, garë kjo që sot mban ceremoninë e shortit të fazës së grupeve./UBTNews