Skuadra e Milanit duket se tani më është përcaktuar për përforcimet që do t’i bëjë në merkaton e verës së ardhshme. “Tuttosport” raporton se klubi kuqezi synon të bëjë katër goditje për sezonin 2024-2025.
Pas vendimit të Olivier Girouid, për tu larguar nga “San Siro”, drejt Los Angeles FC, në MLS. Prioriteti kuqezinjve do të jetë afrimi i një numri 9. Favorit në këtë repart është Joshua Zirkzee i Bologna-s, për të cilin kërkohet një shumë e lartë për ta lënë të lirë. Teksa në anën tjetër edhe Benjamin Sesko i Leipzig, Santiago Gimenez i Feynord dhe Viktor Giokeres i Sportingut të Lisbonës mbeten në garë. Si dhe i zakonshmi Jonathan David nga Lille, i cili ka avantazhin në këtë garë për arsye se mund të blihet me një kosto më të ulët se të gjithë të tjerët, duke qenë se kontrata e tij skadon në vitin 2025.
Më pas, Milani ka vendosur të përforcojë mesfushën. Skuadra ka nevojë për një mesfushorë me tipare defanzive, ku në këtë listë të ngushtë bëjnë pjesë dy emra nga kampionati francez, siç janë Kephren Thuram i Nice dhe Yusuf Fofana nga Monaco.
Pastaj, me largimin e mundshëm të Simon Kjaer, kontrata e të cilit skadon në qershor të këtij viti dhe me problemet fizike të Pierre Kalulu, Milani do të ketë nevojë për një qendërmbrojtës. Fillimisht bëhet fjalë për Benoit Badiashille të Chelsea-s, për shkak të marrëdhënieve të shkëlqyera me ‘Blutë’ dhe mund të jetë një transferim ideal.
Ndërkohë që rosoneret duhet të mendojnë edhe për zëvëndësuesin e Theo Hernandez. Edhe këtë vit, kur francezi ose ishte i padisponueshëm ose duhej të kalonte në qendër të mbrojtjes, Stefano Pioli u detyrua të luante me një element të përshtatur, si Alesandro Florenzi ose Aleks Himenez./UBTNews/