Milani jashtë Champions League. Italianët u mposhtën në ‘San Siro’ me rezultatin 1-2 nga Liverpool në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions League duke u renditur Kështu në vendin e fundit të Grupit B me 4 pikë.
Milani e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi me golin e Fikayo Tomorit në minutën e 29.
Por Mohamed Salah dhe Divock Origi rikthyer rezultatin, duke bërë që Liverpooli të merrte fitoren e 6 radhazi. Nga ana tjetër, Atletico Madrid fitoi në transfertë ndaj Portos duke u kualifikuar në fazën e ardhshme. Skuadra e Simeones e mbyll Grupin B në me 7 pikë, ndërsa Porto do të vijojë aventurën në Europa League.