UBT News

Milan i interesuar për Aaron Ramsey

Milani po kërkon një mesfushor sulmues për të zëvendësuar Hakan Calhanoglu këtë verë dhe mesfushori i Juventusit Aaron Ramsey po përmendet si një alternativë e mundshme.

La Gazzetta dello Sport raporton se Milani është i interesuar të nënshkruajë me ish lojtarin e Arsenalit për të zëvendësuar Calhanoglun i cili kaloi në një transferim falas te rivalët Inter kur skadoi kontrata e tij.

Juventusi po kërkon të largojë disa prej lojtarëve që kanë paga të larta, veçanërisht nëse duan të sjellin Miralem Pjanic përsëri në Torino nga Barcelona, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.

Uellsiani nuk është në qendër të projektit të Juventusit dhe një marrëveshje në huazim mund jetë një opsion për Milanin.

30 vjeçari arriti në Juventus nga Arsenali në korrik 2019, ndërsa kontrata e tij skadon në qershor 2023.

Ramsey ka luajtur 65 ndeshje zyrtare që kur iu bashkua Zonjës së Vjetër, por dy vitet e tij në Torino janë goditur nga një seri dështimesh, pasi ai ka humbur 18 ndeshje për shkak të lëndimeve.

Exit mobile version