AC Milan fitoi titullin e Serie A.
Ky titull u fitua pas 11 vjetësh, me 86 pikë të grumbulluara pasiqë në ndeshjen e fundit të këtij sezoni mposhti Sassuolon tre me zero të dielën.
Olivier Giroud shënoi dy herë, në minutat 17 dhe 32, ndërsa Franck Kessie shënoi në minutën e 36 për rezultatin final të ndeshje.
Ndërkohë, rivali i Milanit, Inter, ishte dy pikë pas Milanit dhe fitoi me të njëjtin rezultat kundër Sampdoriasë, por nuk mundën të kalonin kuqezinjtë në renditje. /UBTNews.