Aktorët Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë mbledhur 30 milionë dollarë për refugjatët ukrainas që u larguan nga vendi për shkak të pushtimit rus.
Çifti që arriti famën me sitcomin “That ’70s Show”, u zotua se do t’i mbledhte 3 milionë dollarë. Kurse përmes një video në Instagram, çifti falënderoi mbështetësit për donacionet.
Kunis dhe Kutcher iu bashkuan yjeve të tjerë përfshirë Blake Lively dhe Ryan Reynolds, të cilët gjithashtu u zotuan se do të mbledhin donacionet për refugjatët ukrainas dhe Gigi Hadid — e cila dhuroi të ardhurat e saj të muajit të modës për lehtësimin e situatës në Ukrainë./UBTNews/