UBT News

Mikel Arteta rezultoi pozitiv me COVID-19 për herë të dytë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta do të mungojë në ndeshjen kundër Manchester City më 1 janar, meqë rezultoi pozitiv me COVID-19, për herë të dytë. Arteta edhe në mars të vitit 2020 kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Mikel është në izolim në përputhje me udhëzimet e Qeverisë dhe ne i dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në deklaratën e Arsenalit.

Arsenali, që fitoi katër ndeshjet e fundit, është në vendin e katërt në tabelë, 12 pikë pas liderit City./UBTNews

Exit mobile version