Pas përballjes së shumëpërfolur me Xhek Pol, Mike Tyson është përballur me një paditje të re. Një kompani me bazë në Qipro ka ngritur një padi ndaj boksierit legjendar, duke kërkuar një shumë prej 1.5 milionë dollarësh.
Sipas kompanisë, Tyson ka shkelur një kontratë promocionale të lidhur në mars, duke e prishur atë për t’u përfshirë në ndeshjen me Xhek Pol, marrëveshje që, sipas paditësve, është lidhur përmes një sponsorizimi të Netflix.
Në anën tjetër, avokatët e Tyson mohojnë këto akuzata dhe deklarojnë se kontrata u prish nga ana e kompanisë për shkelje të kushteve të saj. Ky konflikt ka tërhequr vëmendjen përtej ringut, duke nxitur një debat të madh mbi marrëveshjet dhe angazhimet financiare të boksierëve./UBTNews/