UBT News

Mike Tyson kundër serialit të ardhshëm që është bazuar në jetën e tij

Mike Tyson është një emër i njohur në komunitetin e boksit në mbarë botën dhe ndonëse disa do ta konsideronin nder prodhimin e një seriali për të arriturat e tyre, Tyson u trondit kur pa “Mike” të prodhuar nga Hulu, një serial i bazuar në karrierën e tij.

56-vjeçari gjithashtu pretendoi se shërbimi i transmetimit u përpoq që të bind presidentin e UFC, Dana White, i cili është një mik i ngushtë i Tyson, për të promovuar serialin.

Tyson ka qenë gjithmonë një personazh i zëshëm në rrjetet sociale, megjithatë, shpërthimi i tij kundër serialit të ri i bëri fansat mjaft kurioz për të zbuluar se çfarë ndodhi saktësisht. Sipas ish-boksierit, Hulu nuk e pagoi atë dhe i akuzoi ata se i kishin vjedhur ‘historinë’.

Seriali do të shfaqet premierë më 25 gusht të këtij viti, ndërsa Tyson do të portretizohet nga aktori Trevante Rhodes.

“Hulu u përpoq të paguante vëllain tim @danawhite miliona pa më ofruar mua një dollar për të promovuar [filmin] që zotëria e tyre skllav (Trevante Rhodes) mori përsipër historinë për jetën time. Ai e hodhi poshtë sepse nderon miqësinë dhe trajtimin e njerëzve me dinjitet. Nuk do ta harroj kurrë atë që bëri për mua, ashtu si nuk do ta harroj kurrë atë që më vodhi Hulu”, shkroi Tyson llogarinë e tij në Instagram.

Ai gjithashtu u bëri thirrje fansave të tij të mos mashtrohen nga Hulu ndërsa tha se ai nuk e mbështet historinë e karrierës së tij të cilën ata kanë portretizuar në serial.

Dana White zbuloi poashtu se kreu i tij i prodhimit Craig Borsari i tha atij se Mike Tyson nuk është i kënaqur me serialin. Kjo e shtyu atë të telefononte boksierin për ta njoftuar për marrëveshjen. Megjithatë, pasi dëgjoi versionin e ngjarjeve të Tyson, ai u tërhoq nga marrëveshja./UBTNews/

Exit mobile version