Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Mike Tyson është në bisedime me personazhin e njohur të YouTube, Jake Paul, për të zhvilluar një përballje “shoë” në Las Vegas gjatë këtij viti.
Lajmin e konfirmoi “Sun Online”, që tha se palët kanë kohë që janë në bisedime, një duel që pritet të gjenerojë rreth 40 milionë dollarë.
“Iron Mike”, 55 vjeç, u rikthye në vitin 2020 në ring pas 15 vitesh mungesë, në një duel ndaj Roy Jones Jr, sfidë që u mbyll në barazim. Ndërsa Jake Paul, 24 vjeç, është 31 vite më i ri dhe ka një rekord prej 5 fitoresh e asnjë humbje në ring.
“Mike dhe Jake kanë kohë që bisedojnë për një duel “shoë” në Las Vegas. Madje kanë një marrëveshje verbale, por janë duke biseduar në lidhje me anën financiare. Të dy sportistët duan një duel që të gjenerojë mjaft fitim”, shkruajnë mediat amerikane.