Një burrë nga Pekini ka futur mijëra fqinjë të tij në karantinë pasi ai injoroi një urdhër për të qëndruar në shtëpi dhe më vonë rezultoi pozitiv për Covid, duke nxitur një hetim policor.
Kryeqyteti kinez ka urdhëruar qindra mijëra banorë që të qëndrojnë në shtëpi gjatë pesë javëve të fundit për të frenuar shpërthimin më të madh të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë.
Zyrtarët thanë të dielën, një burrë rreth të 40-tave me mbiemrin Sun, nuk e kishte mbajtur një kërkesë për izolim që iu dha pasi ai vizitoi një qendër tregtare të konsideruar “me rrezik të lartë”.
“Gjatë periudhës së izolimit në shtëpi, ai doli shumë herë dhe ecte në lagje“, tha zyrtari i sigurisë publike të Pekinit, Pan Xuhong.
Sun dhe gruaja e tij, më vonë rezultuan pozitivë, duke bërë që autoritetet të mbyllnin 5,000 nga fqinjët e tyre në shtëpi dhe të dërgonin 250 në një qendër qeveritare karantine. /UBTNews/