UBT News

Mijëra maturantë nga e gjithë Kosova fillojnë përgatitjet për Testin e Maturës në UBT

UBT ka nisur edhe këtë vit Programin Përgatitor të Maturës 2026, duke mirëpritur mijëra maturantë nga të gjitha komunat e Kosovës, të cilët do të përfitojnë trajnim falas dhe mbështetje profesionale për përgatitjen sa më të suksesshme për Testin e Maturës Shtetërore.

I organizuar nga Qendra e Karrierës, ky program tashmë është shndërruar në një nga iniciativat më të mëdha arsimore në vend, u ofron nxënësve mundësinë të përgatiten me profesionistët dhe ekspertët më të mirë të UBT-së, përmes ligjëratave, ushtrimeve praktike dhe sesioneve interaktive të fokusuara në lëndët kryesore të testit.

Përmes këtij programi, maturantët kanë mundësinë të përforcojnë njohuritë e tyre, të qartësojnë temat më sfiduese dhe të familjarizohen me formatin e testit, duke rritur kështu besimin dhe gatishmërinë e tyre për provimin që shënon një nga hapat më të rëndësishëm në rrugëtimin akademik.

Programi Përgatitor i Maturës 2026 zhvillohet në qendrat e UBT-së në mbarë Kosovën, duke mundësuar qasje të barabartë për të gjithë maturantët që synojnë rezultate sa më të larta dhe vazhdimin e studimeve universitare.

Me përkushtimin për të mbështetur të rinjtë në rrugën e tyre drejt suksesit, UBT vazhdon të jetë partner i besueshëm i maturantëve, duke investuar në përgatitjen, zhvillimin dhe orientimin e tyre akademik e profesional.

Exit mobile version