Klubi zviceran Lausanne ka ndërmarrë ndryshime në stafin teknik pas largimit të trajnerit Peter Zeidler.
Skuadrën e parë përkohësisht do ta udhëheqë një dyshe e përbërë nga Markus Neumayr dhe ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha.Basha, i lindur në Lausanne dhe pjesë e klubit që nga viti 2022, aktualisht mban rolin e Menaxherit të Talenteve dhe tashmë do të ketë përgjegjësi edhe në drejtimin e skuadrës së parë deri në fund të sezonit.
Së bashku me Neumayr, ish-futbollist dhe pjesë e stafit teknik të klubit, ata do të udhëheqin ekipin në ndeshjet e mbetura, deri në emërimin e trajnerit të ri.
“Për të mbyllur sezonin, ekipi i parë do të drejtohet nga një dyshe e përbërë nga Markus Neumayr dhe Migjen Basha, të dy anëtarë të stafit teknik të ekipit të parë”, ka njoftuar klubi.Ky zhvillim e vendos Migjen Bashën në një rol të rëndësishëm brenda strukturës së Lausanne, duke marrë përkohësisht edhe përgjegjësinë e drejtimit të skuadrës në nivelin më të lartë.
