Dukesha e Kembrixhit festoi ditëlindjen e saj të 40-të duke postuar tre fotografi të reja, shkruan BBC.
Portretet magjepsëse, të realizuara nga fotografi i modës Paolo Roversi, e tregojnë atë të veshur nga stilisti Alexander McQueen si dhe vathë që i përkisnin Dianës, Princeshës së Uellsit.
Kate falënderoi njerëzit për urimet e tyre për ditëlindjen dhe fotografin Roversi për “këto tre portrete të veçanta”.
Një ditëlindje e madhe është gjithmonë një justifikim i mirë për nostalgji dhe reflektim dhe shumë mendime për dukeshën.
Shumëçka ka ndryshuar për të që nga martesa në familjen mbretërore, jo vetëm princi, por edhe tre fëmijët e tyre dhe roli i saj si mbretëreshë e ardhshme duke kaluar nga e thjeshta Kate Middleton në një personazh publik.
Asaj iu desh të përballej me streset e veçanta dhe të çuditshme që vijnë me bashkimin me familjen mbretërore.
Pallati Buckingham, Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall ishin ndër ata që i uruan asaj ditëlindjen në rrjetet sociale, duke shpërndarë foto të Kate me mbretëreshën, princin Charles dhe Camillan.
Pasioni i saj për rrobat mbetet i pandryshuar me një dukeshë që i përshtatet në së miri familjes mbretërore.
Kate përveç të gjithave vazhdon të mbrojë privatësinë e fëmijëve të saj princit George, tetë vjeç, princeshës Charlotte gjashtë vjeçe dhe princit Louis tre vjeç.
Në moshën 40-vjeçare, jeta tani është një përzierje mes privates dhe publikes për dukeshën që një ditë do të bëhet mbretëreshë.