Një 15-vjeçar ka vrarë tre nxënës dhe ka plagosur tetë të tjerë, përfshirë një mësues, në një shkollë të mesme në Michigan, përcjell UBT News.
Viktimat i përkasin moshave 14, 16 dhe 17 vjeç. Zyrtarët ende nuk e dinë nëse ata ishin në shënjestër.
Policia pretendon se i dyshuari, nxënës i shkollës ku është kryer akti, përdori një pistoletë që babai i tij e kishte blerë të premten.
Pasi policia kishte pranuar thirrjen, brenda pak minutash, më shumë se 100 thirrje u janë bërë shërbimeve të urgjencës.
Zyrtarët thonë se i dyshuari u dorëzua pesë minuta pasi policia u thirr kur oficerët u përballën me të në korridorin e shkollës.
Sipas gazetës Detroit Free Press, thashethemet kishin qarkulluar për një sulm të mundshëm dhe disa nxënës kishin vendosur të mos ndiqnin mësimet të martën./UBTNews/