UBT News

Michelle Yeoh shënon histori në “Oscar”

Aktorja e njohur malajziane, Michelle Yeoh e përshkruan më së miri frazën “Everything Everywhere All at Once”.

Aktorja 60-vjeçare pushtoi titujt për rolin e Evelyn Wang në filmin me të njëjtin titull nga Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert (i njohur si “Danielët”), për të cilin ajo u bë fituesja e parë aziatike e një çmimi SAG dhe fituesja e dytë aziatike e një çmimi Golden Globe për aktoren më të mirë.

Tani ajo është e para aziatike që fitoi një çmim Oscar për aktoren më të mirë në rolin kryesor.

“Për të gjithë djemtë e vegjël dhe vajzat që po më shikojnë sonte, ky është një fener shprese dhe mundësish. Kjo është provë se duhet të ëndërroni shumë dhe se ëndrrat do t’iu bëhen realitet”, deklaroi ajo pasi pranoi çmimin./UBTNews/

Exit mobile version