Michelle Obama ka folur së fundmi për ndryshimet në stilin e saj gjatë viteve, duke vënë theksin te rëndësia e flokëve natyralë dhe arsyet pse nuk mbajti kurrë gërsheta gjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë.
Në prag të publikimit të librit të saj “The Look”, ajo tregoi se tashmë e shijon lirinë për të mbajtur modelet e flokëve që ka dashur që në fëmijëri.
Michelle rrëfeu se si ka qenë për të procesi i eksperimentimit me modën dhe rikthimi te modelet natyrale të flokëve që e bëjnë të ndihet vetvetja.
Sipas saj, gërshetat simbolizojnë liri: “Gërshetat më lejojnë t’i bëj vetë dhe janë një gjë më pak për të cilën duhet të shqetësohem. Kur nuk jam në publik, notoj, luaj tenis dhe gërshetat përfaqësojnë për mua një ndjenjë të vërtetë lirie,” tha ajo.
Ish-Zonja e Parë pranoi se gjatë viteve në Shtëpinë e Bardhë nuk i konsideronte gërshetat si një opsion, pasi mendonte se publiku amerikan nuk ishte ende gati për një pamje të tillë nga Zonja e Parë.
“Nuk doja që flokët e mia të bëheshin shpërqendrim,” shtoi Michelle.
Pas largimit nga Uashingtoni, ajo vendosi se kishte ardhur koha për ndryshim dhe për të shprehur veten përmes stilit dhe pamjes së saj. /A.Z/UBT News/
