UBT News

Michael Jordan jep donacion prej 10 milionë dollarësh për fondacionin “Make-a-Wish”

Ylli i basketbollit, Michael Jordan dha një donacion rekord prej 10 milionë dollarësh për fondacionin “Make-A-Wish America”, për ditëlindjen e tij të 60-të.

Kjo është dhurata më e madhe që u dha nga një individ në historinë 43-vjeçare të fondacionit.

Jordan, i cili mbushi 60 vjet të premten, shpreson se donacioni i tij do të frymëzojë të tjerët për të mbështetur këtë fondacion.

“Për 34 vitet e fundit, ka qenë nder të bashkohem me “Make-A-Wish” dhe të sjellë buzëqeshje dhe lumturi për kaq shumë fëmijë”, deklaroi ai.

“Të dëshmosh forcën dhe qëndrueshmërinë gjatë një periudhe kaq të vështirë në jetën e tyre ka qenë vërtet një frymëzim. Nuk mund të mendoj për një dhuratë më të mirë për ditëlindje sesa të shoh të tjerët të bashkohen me mua për të mbështetur Make-A-Wish në mënyrë që çdo fëmijë të mund të përjetojë magjinë e realizimit të dëshirës së tij”, shtoi ai.

Jordan u emërua ambasador i “Make-A-Wish” në vitin 2008 për ndikimin e tij në jetën e fëmijëve./UBTNews/

Exit mobile version