UBT News

Michael B.Jordan nderohet me yll në Hollywood

Një yll në bulevardin e famës në Hollywood u zbulua të mërkurën për nder të aktorit Michael B. Jordan, dy ditë para publikimit të filmit “Creed III”, në të cilin Jordan ripërsërit rolin e tij si kampioni i boksit në pesha të rënda.

Gjatë fjalimit, Jordan shprehu mirënjohjen për nderin që iu bë dhe reflektoi mbi karrierën e tij të jashtëzakonshme.

“Njerëzit që më njohin vërtetë e dinë që unë shpesh them se nuk e meritoj gjithë këtë sukses. Kur je vazhdimisht i fiksuar në një rrugëtim të caktuar, rrallë herë ndalon për t’i shijuar arritjet tua. Unë gjithmonë jam duke kaluar nga projekti në projekt, dhe kam ndjesinë që koha është duke më ikur nga duart. Dhe për herë të parë, pas një kohe shumë të gjatë po ndaloj për ta shijuar gjithë këtë që është duke më ndodhur. Prandaj ju falënderoj nga zemra”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version