UBT News

Mianmar: Një i vdekur, 70 të zhdukur nga rrëshqitja e dheut në minierë

Të paktën një person ka vdekur dhe 70 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një rrëshqitje e dheut ndodhi në një vend minierash nefriti në Mianmarin verior.

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar, ku shumica e viktimave besohet të jenë minatorë të paligjshëm. Rrëshqitja e dheut ndodhi sot në zonën Hpakant të shtetit Kachin.

Mianmari është burimi më i madh në botë i nefritit, por minierat e tij kanë pasur aksidente të shumta gjatë viteve. Rrëshqitja e dheut besohet të jetë shkaktuar nga një vërshim i rrënojave të hedhura nga kamionët.

Miniera ku ka ndodhur aksidenti kishte qenë e ndaluar por vendasit shpesh kundërshtojnë rregulloret, për shkak të mungesës së punësimit dhe kushtet e varfëra, të cilat janë përkeqësuar nga pandemia Covid-19.

Disa ditë më parë, të paktën 10 minatorë të pakualifikuar u zhdukën në një tjetër rrëshqitje dheu në Hpakant.

Në vitin 2020, më shumë se 160 njerëz – shumica e të cilëve ishin emigrantë – vdiqën në një nga fatkeqësitë më të këqija në Hpakant pasi mbetjet e minierave u shembën në një liqen./UBTNews/

Exit mobile version