UBT News

Metroja e Kievit pezullon trenat pas sulmeve me raketa, statcionet nëntokësore përdoren si strehimore

Trafiku i trenave në të gjitha linjat e metrosë është pezulluar në Kiev, tha llogaria zyrtare e qytetit në Telegram të hënën në mëngjes.

Stacionet nëntokësore po punojnë si strehimore, u tha në postim.

Më herët, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës tha se vija e kuqe e sistemit të metrosë së Kievit po përdoret si një strehë për bomba.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka këshilluar banorët të strehohen pasi u raportuan shpërthime në kryeqytet. Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 12 janë plagosur, thanë zyrtarët./UBTNews/

Exit mobile version