UBT News

Meta përplaset me policinë bashkiake

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është përplasur me policinë bashkiake në zyrat e FRD, madje duke i kërcënuar se do t’i fusë në burg.

“Dilni përjashta, mos krijoni probleme, kaq po ju them. Do të ju çojë në burg me duart e mia, kaq po ju them”, u ka thënë presidenti Ilir Meta punonjësve të policisë tejet i acaruar.

Shkak është bërë një konflikt që nisi pasi anëtarët e FRD nuk pranojnë të lirojnë zyrat me kërkesë të bashkisë Tiranë, ku në një shkresë të kësaj të fundit thuhet se ata duhet të dalin pasi ndërtesa është e amortizuar.

Ndërkohë në një deklaratë për media, kreu i FRD-së, Sali Shehu tha se kjo është një goditje politike në një moment prag fushate.

Exit mobile version