Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur kampionin e botës në boks, Robin Krasniqi. Meta ka publikuar një fotografi me të, dhe u shpreh se ishte kënaqësi e veçantë ta takonte Krasniqin.
“Kënaqësi e veçantë të takoja Kampionin e ri të botës në boks, në versionin WBA dhe IBO, Robin Krasniqi.Puna, përkushtimi dhe sakrificat e tij drejt suksesit, janë frymëzuese!Krenar për ty Robin!”, shkroi Meta në Facebook./UBTNews