UBT News

Mësuesit në Mbretërinë e Bashkuar dalin në grevë

Mësuesit në Britani kanë dalur të protestojnë për pagat e tyre. Pagat e mësuesve ranë mesatarisht me 11% në terma realë midis 2010 dhe 2022, sipas Institutit për Studime Fiskale.

Sindikatat pretendojnë se paga e mësuesve ka rënë me 23% në atë kohë. Në Angli dhe Uells, shumica e mësuesve patën një rritje prej 5% vitin e kaluar.

Në Irlandën e Veriut, shumë mësuesve iu ofruan 3.2% për 2021/22 dhe 2022/23, dhe në Skoci atyre u është ofruar deri në 6.85%.

Sindikatat argumentojnë se këto janë shkurtime pagash për shkak të inflacionit, por qeveria thotë se tashmë ka rënë dakord për një financim shtesë prej 2 miliardë paundësh për shkollat në Angli./UBTNews/

Exit mobile version