UBT News

Messias: Ëndrrat të plotësohen nëse beson në to

Transferi i ri i Milanit, Junior Messias tha se është i emocionuar me kalimin tek rossonerët, dhe se ëndrrat bëhen realitet nëse besoni në to.

Messias i është bashkuar Milanit në huazim me mundësi blerjeje në fund të sezonit, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.

“Kur e pash fjalën Milan, u emocionova”, tha Junior Messias për Milan TV.

“Paolo ishte një lojtar i jashtëzakonshëm dhe tani ai po bën një punë të shkëlqyer si menaxher. Ai është një person shembullor,  gjithashtu edhe Zlatan, një lojtar i jashtëzakonshëm”, theksoi Messias.

Ai beson se do të jetë ‘më e lehtë’ të luash me yje të mëdhenj si Olivier Giroud dhe Ibrahimovic.

“Të luash me ta e bën më të lehtë,” vazhdoi ai. “Ata ju bëjnë të kuptoni, me lëvizjet e tyre, kur të luani topin”.

“Unë jam modest dhe punoj për grupin, dhe kjo është forca ime. Duhet sakrificë, duhet punë. Unë kurrë nuk kam menduar që do të jem në gjendje të arrij këtë lartësi. Por vit pas viti, sezon pas sezoni, unë po punoja për të luajtur në Serie D dhe kur mbërrita në Serie B, po punoja për atë divizion. Ëndrrat bëhen realitet, ju vetëm duhet të besoni në to”, përfundoi Messias.

Exit mobile version