Lionel Messi duket të jetë i gatshëm për ta ndihmuar Paris Saint-Germainin kundër Manchester City në Ligën e Kampionëve në mesjavë.
Messi ishte në dyshim për ndeshjen e së martës në fazën grupore në Parc des Princes, por ai ka stërvitur me skuadrën në dy ditët e fundit dhe pritet të ftohet nga trajneri Mauricio Pochettino, raporton Gazeta Express.
Superylli argjentinas e pësoi një dëmtim në gju në fitoren e PSG-së kundër Lyonit para nëntë ditëve dhe si pasojë mungoi në dy ndeshjet e fundit kundër Metz (2:1) të mërkurën dhe ndaj Montpellier (2:0) të shtunën.
Por ai ka stërvitur në ditët e fundit së bashku me ekipin, përfshirë mëngjesin e sotëm.
Ai pritet të jetë në skuadrën e Pochettinos për takimin me ish-trajnerin Pep Guardiola, edhe pse nuk dihet nëse do të luajë titullar.
Ndërkohë, edhe Marco Verratti ka stërvitur me grupin dhe pritet të jetë pjesë e PSG-së për ndeshjen e nesërme mbrëma.
PSG-ja e nisi në mënyrë zhgënjyese sezonin e ri në garën elitare evropiane për klube, pasi u ndal me një barazim Brugge dhe do të kërkojë tri pikët e para të plota ndaj gjigantit dhe kampionit anglez.