Ylli i kësaj skuadre, Lionel Messi, sërish po lidhet me një rikthim te Barcelona. Së fundmi kanë qarkulluar thashetheme se ai mund të shfrytëzojë fundin e sezonit për t’u rikthyer në Kataloni në formë huazimi. Ky raport u nxit nga një tjetër thashetheme që thoshte se Inter Miami shprehimisht nuk do ta parandalonte një skenar të tillë.
Por Messi ka mohuar se është duke e menduar rikthimin te Barcelona duke thënë se gjatë këtij intervali kohor vetëm do të pushojë.
“Jo, jo. Do të stërvitem, do të luaj ndeshjen tonë të radhës dhe do të përpiqem të jem sa më mirë këtu në ekipin kombëtar në nëntor”, shpjegoi ai.
“Pas kësaj do të shijoj pushimet në Argjentinë. Është hera e parë që do të kem më shumë ditë pushimi në dhjetor. Në janar do të kthehem përsëri për të filluar Do të filloj nga fillimi dhe si gjithmonë do të përgatitem sa më mirë”, shtoi ai.
Kontrata e tij me Inter Miamin, e cila është e vlefshme edhe për dy vite të tjera dhe për rrjedhojë deri në fund të vitit 2025, nuk do të prishet.