Luis Suarez u largua nga Barcelona në Atletico Madrid, pas gjashtë sezoneve të kaluara në Camp Nou.
Duket se Suarez do t’i mungojë shumë Messit. Përderisa ky i fundit do të qëndrojë në këtë ekip, është e qartë se ai është ende i zemëruar për daljen e Suarezit. Ai publikoi një postim në Instagram, ku e shfaqi zemërimin e tij.
“Nuk mund ta besoja ende, por sot kur hyra në dhomat e zhveshjes, e kuptova të vërtetën. Sa e vështirë do të jetë që të mos i ndaj ditët me ty, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Do të na mungosh shumë. Ishin shumë vite, shumë shokë, dreka, darka… shumë gjëra që nuk do të harrohen kurrë, çdo ditë së bashku. Do të jetë e çuditshme të të shoh me tjetër fanellë, edhe më shumë të përballem me ty. Ti e ke merituar një përshëndetje tjetër, sepse ti je një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit, sepse ke arritur gjëra të rëndësishme si në kolektiv ashtu edhe individualisht. Dhe jo për t’ju dëbuar siç bënë ata. Por e vërteta është se në këtë pikë asgjë nuk më habit më. Të dëshiroj më të mirat në aventurën tënde të re. Të dua shumë, shihemi së shpejti shoku im”, shkroi Messi./UBTNews