UBT News

Messi qëndron në Barcelonë, arsyeja është beteja ligjore

Sulmuesi i Barcelonës Lionel Messi do të qëndrojë edhe për një sezon në Barcelonë

Vendimi i Messi vjen edhe për ta shmangur një betejë ligjore në mes të dy klubeve.

Fillimisht vazhdimin me Barcelonën e ka konfirmuar një media argjentinase kurse më vonë atë e ka bërë edhe vet Lionel Messi.

“Nuk isha i lumtur dhe dëshiroja që të largohesha. Nuk m’u lejua kjo në një mënyrë dhe do të qëndrojë në klub që mos të këtë një betejë ligjore. Menaxhmenti i klubit i udhëhequr nga Bartomeu është i tmerrshëm”, ka thënë ai.

“I thashë klubit, presidentit në veçanti, që dëshiroj të largohem. Ata e dinë këtë që nga fundi i sezonit. Ju thashë atyre që në 12 muajt e fundit unë mund të largohem. Por do të qëndroj sese nuk dua një luftë ligjore me këtë klub”. /GazetaExpress/

Exit mobile version